Kroaci, konfirmohen rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme miratoi rezultatet zyrtare të zgjedhjeve për Parlamentin kroat të mbajtura më 11 shtator. Rezultatet nesër do t’i dorëzohen Presidentes kroate, Kolinda Grabar – Kitaroviç, e cila do të fillojë konsultimet për emërimin e mandatarit për qeverinë e re kroate, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e KSHZ-së konfirmuan njëzëri se rezultatet e shpallura më parë të zgjedhjeve parlamentare janë të vlefshme dhe zyrtare.

Kryetari i KSHZ-së, Branko Hërvatin tha se ata kanë marrë nëntë ankesa pas publikimit të rezultateve të para të cilat janë refuzuar, si dhe një apel për të vendosur atë në Gjykatën Kushtetuese.

Në krahasim me rezultatet e para të plota kanë qenë vetëm dy ndryshime të vogla në numrin e votave për dy kandidatët, por ato numra nuk kanë ndikuar në zgjedhje apo rezultate.

Anëtarët e KSHZ-së nesër do ti dorëzojnë zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve parlamentare presidentes së Republikës, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila i shpalli zgjedhjet ndërsa nga një kopje e rezultateve shkon në Parlament, Gjykatën Kushtetuese dhe qeverinë e ardhshme.

“Rezultatet sot do të shpallen në Gazetën Zyrtare, pas së cilës fillon afati prej 20 ditësh në të cilën duhet të mbahet seanca e parë e Kuvendit”, tha Hërvatin.

Pas marrjes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve, Presidentja Kitaroviç do të fillojë konsultimet me përfaqësuesit e partive që kanë marrë mbështetjen e votuesve që mandatari i ardhshëm ti paraqesë 76 nënshkrime të përfaqësuesve të zgjedhur të popullit që e mbështesin atë në formimin e qeverisë së re. Parlamenti në këtë mbledhje do të numërojë 151 anëtarë.

Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ), e cila ka fituar 61 mandate vazhdon negociatat me “Most”-in dhe listat e pavarura të cilët kanë 13 vende, por edhe me përfaqësues të minoriteteve.

Opsioni i vetëm me ‘Murin e gjallë’ fitoi tetë vende, Partia Demokratike e Istras (IDS) tre, Lista e Bandiçit dy mandate ndërsa Lista e pavarur e Zheljko Glasnoviç-it një mandat.

Përfaqësuesit e pakicave në parlament gjithsej kanë tetë përfaqësues, tre përfaqësues të serbëve dhe pesë deputetë që përfaqësojnë pakicat tjera etnike.

HDZ-ja llogarit në votat e minoriteteve në formimin e një qeverie të shumicës dhe është duke negociuar me përfaqësuesit e tyre.

Koalicioni Kombëtar ka fituar 54 mandate, me çka hoqi dorë nga tentativa për formimin e qeverisë ndërsa lideri i Partisë Socialdemokrate (SDP) Zoran Milanoviç dha dorëheqje.

Në zgjedhje dolën më pak se 53 përqind e votuesve.

Kroaci, konfirmohen rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
Kroaci, konfirmohen rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
Kroaci, konfirmohen rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare
Kroaci, konfirmohen rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button