Përmes trajnimit për inovacione dhe sipërmarrësi deri te punësimi

Trajnim në temë “Inovacione dhe sipërmarrësi” dedikuar për personat e papunë të moshës prej 25 deri në 45 vjeçare, të cilët kanë nevojë ose dëshirojnë t’i përmirësojnë njohuritë e tyre në sferën e sipërmarrësisë në katër ditët e ardhshme do të zbatohet në Shkup në kuadër të Projektit “Rruga deri te punësimi ­ zhvillim i aftësive dhe njohurive të reja për personat e papunë”, që e zbaton Qendra e trajnimit C.E.S, njofton MIA.

Trajnimi është financuar përmes programit “Erazmus plus” i Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane qëllimi i të cilit është që të nxitet inovacioni dhe kreativiteti te personat e papunë, të njihen me temat dhe sfidat në sferën e sipërmarrësisë dhe të nxiten të zhvillojnë ide personale dhe iniciativa për sipërmarrësi sociale.

Projekti zbatohet me partner organizata nga Polonia, Bullgaria dhe Rumania, ndërsa pjesëmarrësit në trajnim kanë mundësi t’i ndajnë përvojat e tyre me përvojën e personave të papunë nga këto vende. Porosia jonë është, potencojnë nga Tuining qendra C.E.S. të merret pak në mënyrë aktive pjesëmarrja në zhvillimin e bizneseve personale. “Punojmë në pajtim me kërkesat e tregut të punës dhe kërkesat e personave të cilët kërkojnë punësim.

Tregu i punës kërkon trajnime të vazhdueshme, përforcim të kapaciteteve dhe të resurseve me të cilat punohet, si dhe sendërtim i aftësive të cilat merren gjatë punës”, thonë nga C.E.S. Qendra që e promovon dhe zhvillon konceptin e mësimit të përjetshëm dhe përparimit të cilësisë së jetës kulturore në qytet dhe rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button