Në “Alo mjek” javën e kaluar ka pasur 1.420 thirrje

­ Në linjën telefonike 02/15 123 për këshilla mjekësore “Alo doktor” gjatë shtatë ditëve të kaluara (nga 19 shtatori deri më 25 shtator) janë paraqitur 1.420 qytetarë, njofton MIA.

Prej 15 shtatorit të vitit 2014 kur filloi të punojë linja, deri më tani ka pasur 115.120 thirrje.

Linja është në dispozicion 24 orë në ditë në mënyrë që të mundësojë konsultim të menjëhershëm mjekësor në kohën e shfaqjes së simptomave të ndryshme të çrregullimit të shëndetit.

Njëzet e pesë mjekët janë në dispozicion për këshilla mjekësore, ndërsa telefonatat janë nga qytetarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Thirrjet janë për një spektër të gjerë të simptomave të ndryshme, kardiovaskulare, simptoma respiratore, dhimbje të kokës, reagime alergjike dhe simptoma të dhimbjeve.

Të gjithë personave që kanë kërkuar këshilla mjekësore në linjën telefonike “Alo doktor” u është dhënë ndihmë mjekësore me këshillë shëndetësore dhe terapi përkatëse simptomatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button