Janeva asnjëherë nuk është angazhuar për dygjuhësi

[Recension: Katica Janeva pret në telefon dikush t’ia dërgojë përgjigjet në pyetjet e deputetëve!]

Ky është edhe një tekst nga seria e sulmeve ndaj prokurores speciale publike, Katica Janeva. Ajo është nën “torturë” të vazhdueshme të medieve me orientim proqeveritar, të cilat pa pikë profesionalizmi, përgatisin tekste për ta diskredituar atë. I tillë është edhe ky tekst.

janeva-prasanja-prateniciLinku i artikullit origjinal: Katica Janeva pret në telefon dikush t’ia dërgojë përgjigjet në pyetjet e deputetëve!

Data dhe koha e publikimit: 22 shtator 2016, 14:12

Data e recensionit: 23.09.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

ME ÇDO KUSHT TË NJOLOSET JANEVA

“PSP-ja edhe Janeva tregoi mosnjohuri për atë se çka është demokracia dhe sistemi politik. Nuk e dini se çka është me Kushtetutët dhe me definicion, deputet i popullit. Arritët ta ofendoni njërën nga deputetet më me përvojë këtu, zonjën Roza Topuzova, me atë që i thatë se pas saj nuk qëndrojnë votues. Kush qëndron pas jush, zonja Katica Janeva? Lëshojeni televizorin, nëse dini anglisht, për shkak se angazhoheni për dygjuhësi dhe shihni BBC-në që ta shihni se si duke parlamenti britanik dhe ta shihni se atje ka një bllok të tërë të deputetëve të pavarur. Mirëpo, me sa duket termi deputet i pavarur është krejtësisht i panjohu për ju. Kjo mësohet në shkollë, e jo në ndonjë mjedis turbo-folk, tha Solza Gërçeva.”

Nga fjalimet e deputetëve në Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënive ndërmjet bashkësive, është ndërtuar një e pavërtetë. Nuk është e vërtetë se prokurorja speciale publike ndonjëherë dhe diku është angazhuar për dygjuhësi. Nuk ka shënime të tilla. Përndryshe, kjo i ngjan sulemve ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, se gjoja angazhohet për dygjuhësi, që poashtu, është spin, e për këtë “Shërbimi për verifikimin e fakteve në medie” bëri edhe recension. Ajo që kjo tezë i ngjitet Janevës është e palejueshme dhe ajo që më së pakur është dashur të bëhet, është artikulli të distancohet nga të pavërtetat e këtilla që janë thënë në debatin në komision. Megjithatë, në tekst nuk ka një gjë të tillë.

Prokurores speciale publike, poashtu i merret për të madhe, edhe ajo se pse nuk ka vendosur kufje kur ka folur deputet shqiptar, dhe teksti pyetet se a di prokurorja shqip?! E pse do të problematizohej nëse dikush e di gjuhën shqipe? Gjuhët janë pasuri dhe duhet të jenë krenari, e jo vend zënka.

VETËM NJËRA ANË

Теza e plasuar në titull është marrë nga fjalimi i një deputeteje:

“E pamë dje se nuk ishit e aftë të përgjigjeni në asnjë pyetje. Prisnit që dikush me telefon t’ua dërgojë përgjigjet, ndërsa suflerët pas jush tashmë janë inçizuar nga kamerat. Kur fliste Rafiz Ailiti, ju as që i kishit vendosur kufjet. A mos kuptoni shqip ndoshta? Si iu përgjigjët pastaj? – theksoi Gërçeva.”

Deklarata e saj merret si e vërtetë e pakontestueshme dhe plasohet në konstruksionin e titullit, pa e potencuar se ky është qëndrim i një deputeteje.

Është krejtësisht në rregull që një artikull gazetaresk të transmetojë deklaratë të ndonjë deputeti, mirëpo, megjithatë, kjo nuk mund të merret si fakt i vetëm dhe në të të bazohet i gjithë teksti. Qasja profesionale nënkupton të verifikohet ajo që është thënë dhe në një farë mënyre të dëshmohet pohimi i bërë, që të mundet publiku të bindet se kjo është me të vërtetë kështu. Мirëpo, në artikull nuk ka një verifikim të tillë, i cili faktikisht beson verbërisht në atë që e thotë deputeti që ka qëndrim kritik ndaj Prokurorisë speciale publike. Теksti nuk ka as deklaratë nga Janeva, e poashtu edhe deputetja nuk është pyetur në mënyrë plotësuese që të sqarojë se prej ku i ka këto informata.

Është e qartë se në artikull qëllimisht janë transmetuar vetëm pjesë nga diskutimet e dy deputeteve nga Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive (edhe pse në Komision ka më tepër anëtarë), që të bëhet një shkrim spinues ku do të njolloset prokurorja speciale publike.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button