Egjipti i gatshëm të tejkalojë tensionet dhe përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë

Shefi i diplomacisë egjiptiane Sameh Shoukry tha se Turqia ka shprehur interesim për të tejkaluar tensionet me Egjiptin por gjithashtu edhe Egjipti është i gatshëm për këtë proces, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për gazetën egjiptiane “El Yevm Es-Sabi”, ministri i Jashtëm Shoukry tha se në dy javët e fundit në Venezuelë dhe New York ka zhvilluar dy takime “shumë konstruktive” me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

“Në këto takime është shprehur synimi për të tejkaluar tensionet aktuale mes dy vendeve. Këtë e tha Çavusoglu, dhe unë i thash se Egjipti që moti është i gatshëm për këtë. Ishin këto takime konstruktive në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve bilaterale dhe hapave të ardhshëm në këtë drejtim. Autoritetet e Egjiptit vazhdimisht i kushtojnë rëndësi lidhjeve të forta historike ndërmjet popujve të të dyja vendeve”, tha Shoukry.

Duke theksuar se politika e jashtme egjiptiane nuk është kategori e ngurtë dhe e pandryshueshme, Shoukry në intervistën e publikuar sot në gazetën egjiptiane tha se Kajroja zyrtare është e gatshme për të bërë kthesë në përputhje me situatën e re dhe se kjo është në përputhje me interesat e Egjiptit dhe popullit të saj.

“Pikëpamja jonë e politikës së jashtme është e tillë se asnjë vend nuk duam të shohim si armik, por sipas parimeve të Kombeve të Bashkuara ne duam ti kënaqim interesat e popullit egjiptian, pa rrezikuar të drejtat e të tjerëve”, ka thënë Shoukry.

Shefat e diplomacisë turke dhe egjiptiane, Çavusoglu dhe Shoukry u takuan në margjinat e dy konferencave ndërkombëtare të mbajtura kohët e fundit. Takimi i parë ishte gjatë samitit të vendeve të painkuadruara në Venezuelë dhe tjetri gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Egjiptit janë pezulluar pas grushtit ushtarak në Egjipt, të cilat gjatë verës së vitit 2013, rrëzuan nga qeveria presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Egjiptit, Mohamed Morsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button