Rriten kompetencat e shërbimeve inteligjente në Zvicër

Me referendumin e mbajtur në Zvicër është dhëna leja për përgjimin e telefonave, vendosjen e aparaturave përgjuese në pronë private dhe hetimin fshehurazi të kompjuterëve në situatat kur siguria kombëtare ndodhet në rrezik, raporton Anadolu Agency (AA).

Në referendumin i cili përfshin propozimet për ligjin e Shërbimeve Inteligjente, ligjin e sigurimit social dhe ligjin e Ruajtjes së Burimeve Natyrore në të gjithë Zvicrën votuan 43 përqind e popullatës.

Sipas rezultateve jozyrtare ligji i cili lejon Shërbimet Inteligjente të përgjojnë telefonat, vendosjen e aparaturave përgjuese në pronë private dhe përgjimin fshehurazi të kompjuterëve në situatat kur siguria kombëtare ndodhet në rrezik u pranua me 65 përqind të votave.

Ata që kanë votuar “kundër” në referendum kanë vënë në dukje se ligji nënkupton ndërhyrjen fshehurazi në jetën private, ndërsa ata që e kanë mbështetur kanë mbrojtur opinionin e tyre se shërbimet inteligjente mund të ndërhyjnë në jetën private për të parandaluar sulmet terroriste.

Ndërsa në anën tjetër theksohet se është refuzuar me 60 përqind të votave porpozimi për ligjin e sigurimeve sociale i cili parashikonte rritjen me 10 përqind në pagesat e bëra për pensionistët.

Gjithashtu është refuzuar me 64 përqind të votave edhe propozimi i ligjit për mbrojtjen e burimeve natyrore i cili përfshinte disa masa në çështjen e mbrojtjes dhe përdorimit në mënyrë të drejtë të burimeve natyrore gjatë zhvillimit të ekonomisë në Zvicër për 35 vitet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button