Forcat turke operacione ajrore kundër terroristëve në Hakkari

Në operacionet ajrore të kryera sot nga Forcat e Armatosura Turke në zonën Kelyani Tepe në rajonin Yüksekova të qytetin Hakkari sipas vlerësimeve të para janë neutralizuar 6 pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë njoftohet se sot rreth orës 09.05-09.45 Forcat e Ajrore me avionët luftarakë kanë kryer ofensivë ajrore në rajonin zonën Kelyani Tepe në rajonin Yüksekova të qytetin Hakkari.

Në këto operacione sipas vlerësimeve të para janë neutralizuar 4 terroristë nga të cilët 3 gjatë operacioneve ajrore dhe 1 nga avioni pa pilot “Bayraktar” ndërsa janë shkatërruar dy pozicione të zjarrit, një bunker dhe një shpellë e cila përdorej si strehimore për të jetuar.

Ndërsa në anën tjetër theksohet se elementët e Komandës së Brigadës ‘Komando 2’ kanë neutralizuar 2 terroristë në përballjen e parë me terroristët gjatë orës 06.30 në rajonin Kelyani Tepe.

Bëhet e ditur se në rajonin Yüksekova janë neutralizuar gjithsej 41 terroristë ndërsa në të gjithë qytetin Hakkari 314.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button