“Anija e grave” vazhdon udhëtimin e shpresës për në Gaza

Flota e katërt e përbërë nga gratë e Koalicionit të Flotës së Lirisë e cila është një iniciativë ndërkombëtare civile e formuar për të shpuar bllokadën e vendosur ndaj Gazës ndodhet në qytetin Messina të Italisë në përgatitje për vazhdimin e udhëtimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Anija ‘Zaytouna’ me gratë aktiviste në bord numri i të cilave ka arritur në 30, kësaj radhe është nisur për të kapërcyer me “forcën e grave” ushtarët izraelitë të cilët kanë penguar edhe inicitivat e mëparshme të Koalicionit të Flotës së Lirisë e cila vepron me mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile nga vende të ndryshme si ato të Turqisë, Kanadasë, Meksikës, Spanjës, Norvegjisë, SHBA-ve dhe Australisë.

Anija ditë më parë ka mbërritur në qytetin Messina të Italisë në ishullin Sicilia i cili është edhe stacioni i fundit përpara Gazës.

Para udhëtimit nga ky qytet drejt Gazës i cili do të jetë i gjatë po bëhen përgatitjet në mënyrë intensive dhe me disiplinë.

Aktivistët me përvojë brenda grupit, në takimet që po zhvillojnë herë pas here u japin informacione në lidhje me situatat me të cilat mund të përballen pjesëmarrësit e rinj.

Aktivistët dhe kryetari i Bashkisë së Messina-s, Renato Accorinti kanë ndarë me gazetarin e AA-së emocione dhe mendime në lidhje me inicitivën e “anijes së grave”.

Ellen Huttu Hansson e cila faktikisht në vendin e saj në Suedi është këngëtare dhe që tërheq vëmendjen me ndjeshmërinë e theksuar për Gazën dhe Palestinën tha se ka një interes të afërt pasi ka parë për dy vite përpjekjet e palestinezëve në vendin e saj. “Lufta e grave palestineze nuk është shumë e pranishme në median perëndimore. Ne duhet të ngremë zërin kundër kësaj dhe duhet të luftojmë për ato”, tha Hansson.

Ajo tha se kjo është një çështje për të cilën janë të vetëdijshëm dhe se po përgatiten për një skenar të tillë.

“Ne mbrojmë fort besimin tonë se do të mbërrijmë në Gaza. Ne do të jemi të suksesshëm. Do të takohemi atje me gratë, fëmijët, palestinezët. Ne jemi gra që dëshirojmë të dërgojmë drejtësi për palestinezët. Ne në duar nuk kemi asgjë. Jemi një lëvizje paqësore, nuk jemi pro dhunës. Nuk do të bëjmë rezistencë në asnjë mënyrë”, është përgjigjur Hannson në pyetjen nëse janë apo jo të shqetësuara se mund të përballen me rrezikun e ndërhyrjes ndaj anijes së tyre nga ushtarët izraelitë.

Ndërsa amerikanja Lisa Gay Hamilton e cila i është bashkuar flotës së grave në etapën e dytë të udhëtimit nga ishulli i Korsikës për në Messina tha se personalisht është një person që beson në drejtësinë sociale dhe në lirinë e të gjithëve.

“Që të gjithë në nivel themelor kemi të drejta njerëzore. Bllokada e Izraelit është e jashtëligjshme dhe jo njerëzore. Populli palestinez ka patur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Ata ndodhen në një situatë të frikshme dhe janë si në një burg të hapur. Për këtë arsye do të bëjë gjithë atë çfarë mund për to dhe pikërisht për këtë arsye ndodhem këtu”, tha Hamilton.

Edhe kanadezja Wendy Goldsmith u shpreh se ka shumë arsye që ndodhet në “anijen e grave” duke thënë se slogani i saj për këtë çështje është “Gaza duhet të jetë e lirë”.

“Unë vetëm kam frikë. Kjo është një forcë ushtarake shumë e rrezikshme. Ne e dimë se ata kanë përdorur forcë ndaj aktivistëve të paqes në të kaluarën”, u përgjigj Goldsmith në pyetjen se “A keni frikë nga ndërhyrja e ushtarëve izraelitë?”.

– “Palestina ende nuk është e lirë”

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Messina-s, Accorinti shprehu kënaqësinë që ka pritur gratë aktiviste që kanë mbërritur në Messina e cila është stacioni i tretë i udhëtimit të nisur nga Barcelona dhe më pas në Ajacio të Francës që do të vazhdojë drejt Gazës me qëllim thyerjen e bllokadës.

“Ndiej një emocion të madh që kam pritur këto gra të forta dhe me zemër të madhe të cilat besojnë në vlera të tilla kaq të larta. Këto gra të cilat janë bashkuar nga shumë vende të botës për të shkuar në Palestinë dhe besimin që kanë për këtë, ato rrezikojnë jetët e tyre për të arritur një njerëzim të lirë dhe të lumtur”, tha Accorinti një ish aktivist.

Ai u takua me gratë në sallën historike në bashkinë e Messina-s ku në vitin 1955 janë hedhur themelet e Bashkimit të sotëm Evropian.

“Pavarësisht se BE-ja aktuale mendon më shumë për bankat se sa për të drejtat e njeriut, BE-ja u formua në këtë sallë me bashkimin e gjashtë bankave dhe gjithçka ndryshoi. Çdo gjë mund të ndryshojë. Ne duhet ta ndryshojmë këtë drejtim ekonomik dhe politik të Evropës. Ja pra kjo është një anije e vogël por ne duhet të përparojmë me ndjenja të mëdha. Ne duhet të besojmë. A mund të ndryshojë bota? Po”, tha Accorinti.

“Për këtë arsye nuk do të heqim dorë kurrë. Nuk duhet të mendojmë për të hequr dorë sepse Palestina ende nuk është e lirë. Kurrë nuk do të heqim dorë. Ne do të jemi të lumtur vetëm kur të eliminojmë këtë dhimbje. Nuk ka kuptim vetëm lumturia ime por edhe lumturia e të tjerëve”, theksoi kryetari i Bashkisë Messina, Accorinti duke potencuar se ka ende njerëz që vuajnë pavarësisht pse ka zhvillime kundrejt të drejtave të njeriut.

Gratë aktiviste në anijen Zaytouna do të largohen nga Messina në ditët e ardhshme.

Anija ‘Zaytouna’ u nis më 15 shtator nga Barcelona e Spanjës bashkë me një anije tjetër me emrin ‘Amal’, por e cila pësoi defekt gjatë rrugës dhe u detyrua të përfundojë herët udhëtimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button