Takime bilaterale të Dimitrievit në Vjenë: ­ kriza politike të përfundojë me zgjedhjet

­ Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Emil Dimitriev, në margjinat e Samitit të djeshëm “Migrimi në rutën ballkanike”, që u mbajt në Vjenë, mbajti edhe shumë takime bilaterale me një pjesë të liderëve të pranishëm evropianë, transmeton MIA.

Dimitriev u takua me kancelarin austriak Kristian Kern, i cili ishte nikoqir i Samitit, si dhe me kryeministrat e Hungarisë, Viktor Orban, të Sllovenisë, Miro Cerar dhe të Kroacisë, Tihomir Oreshkoviq.

Sipas informatave nga këto takime, krahas temës kryesore ­ migrimi, i cili ishte edhe qëllimi i Samitit të djeshëm në Vjenë, po ashtu u bisedua edhe për përparimin e marrëdhënieve edhe ashtu të mira që Maqeodnia i ka me Austrinë, Hungarinë, Slloveninë dhe Kroacinë.

Pikërisht nga këto katër vende ­ anëtare të Bashkimit Evropian, Maqedonia mori përkrahjen më të madhe në ballafaqimin me krizën e refugjatëve, ndërsa të njëjtat në mënyrë standarde japin përkrahje dhe insistojnë në integrim të shpejtë të Maqedonisë ë BE.

“Me të gjithë kolegët nga vendet­anëtare të BE­së me të cilët u takova, është shprehur përkrahje e padyshimtë për anëtarësimin tonë në BE. Po ashtu, ata na japin përkrahje edhe në ballafaqimin me migrantët dhe presin që kriza politike në Maqedoni të përfundojë me mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor. Sipas tyre, në situatë të krizës së migrantëve, Maqedonia me një Qeveri stabile do të mund në mënyrë më cilësore të ballafaqohet me sfidat dhe do të jetë partner kredibil i BE­-së”, tha Dimitriev pas takimeve në Vjenë.

Ndryshe, në Samitin e djeshëm në Vjenë, ku të pranishëm ishin dhjetë shefa të shteteve dhe qeverive të vendeve përgjatë rutës perëndimore ballkanike të migrantëve, mes tjerëve mori pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, me ç’rast është arritur marrëveshje që të mbetet tërësisht e mbyllur ruta, ku vend qendror është Republika e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button