QKQ: Minsitritë më pak transparente se komunat

Institucionet shtetërore në Maqedoni janë gjithnjë e më të mbyllura ndaj opinionit kur bëhet fjalë për mënyrën e shpenzimeve të mjeteve nga buxheti i shtetit.

Qendra për komunikim me qytetarë, në bazë të një hulumtimi të 97 institucioneve, përfshi 81 komunat 15 ministritë dhe qevrinë, ka nxjerrë në pah se vetëm 45 për qind e tyre publikojnë informacione për punën e tyre në ueb faqet zyrtare, duke u përfshirë në të ashtuquajturën “transparencë aktive”.

Në bazë të këtij hulumtimi, vetëm 39 përqind e institucioneve u janë përgjigjur brenda afatit kohor kërkesave për qasje deri tek ndonjë informatë me karakter publik, përderisa 65 përqind e tyre nuk kanë dhënë asnjë informacion sa i përket raportit financiar për shpenzimin e mjeteve nga arka e shtetit.

Për nga transparenca udhëheq komuna e Kriva Pallankës dhe pas saj radhitet ajo e Velesit, Manastirit dhe Strumicës. Përderisa si ministri nivelin më të kënaqshëm ka treguar Ministria e Pushtetit Lokal, kurse më jo transparente është vlerësuar Ministria e Ekonomisë.

German Fillkov, nga Qendra për Komunikim me Qytetarë, deklaron për Servisin publik se institucionet shumë vështirë japin informacione rreth shpenzimit të mjeteve nga arka e shtetit, por komunat janë më transparente se sa ministritë.

“Në përgjithsi komunat janë më transparente se minsitritë.Në grupin e pare të institucioneve më trasparente janë katër komuna, edhe atë në vendin e pare Kriva Pallanka me 88,1 % transparencë dhe në vend të fundit është komnuna e Çuçer sandevës me 0%.Minsitria më e mirë është në vendin e 19, Minsitria e Pushtetit Lokal, ndërsa minsitria e fundit është ajo e ekonomisë”, tha German Fillkov, nga Qendra për Komunikim me Qytetar, transmeton RTM 2.

Edhe pse institucionet e kanë obligim ligjorë transparencën, nuk egzisojnë dënime nëse nuk publikojnë informacione të caktuara, prandaj transparenca mbetet në vullnetin e tyre thekson Fillkov. Mungesa e transparences së Institucioneve të Maqedonisë është apostrofuar edhe në raportet e Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button