Gjykata Supreme: Nuk kemi lidhje me rastin “Puçi”

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Lidija Nedelkova thotë se nuk është përgjegjëse që lënda “Puçi” ka ngecur nëpër procedurat gjyqësore.

Qëndrimi i këtillë është reagim ndaj deklaratës së Katica Janevës e cila iu bëri thirrje Gjykatës Supreme dhe Këshillit gjyqësor të tregojnë pse lënda “Puçi” është bllokuar, duke pasur parasysh faktin se njësia e Shkupit për gjashtë muaj nuk deshi t’ia dorëzoj provat Prokurorisë speciale për këtë lëndë, transmeton Alsat M.

“Duhet të pyeten institucionet përkatëse, gjegjësisht Gjykata Themelore Shkupi 1, që të jep përgjigje – pse nuk është filluar ky proces. Ne ishim dëshmitar se anulohej gjykimi, ndonjëherë me kërkesë të Prokurorisë Publike, e ndonjëherë me kërkesë të palëve. Gjykata Supreme, në fazën fillestare të procedurës para Gjykatës Themelore që zhvillohet, nuk ka kurrfarë kompetencash për lëndën “Puçi”, madje edhe nëse dikush më është drejtuar, pa marrë parasysh a është prokuroria me ndonjë ankesë se anulohet gjykimi në kundërshtim me kompetencat dhe afatet ligjore”, tha Lidija Nedelkova, kryetare e Gjykatës Supreme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button