Aksident hekurudhor afër Manastirit, një i vdekur

Një shofer i automobilit me targa nga Manastiri e ka humbur jetën në aksidentin hekurudhor që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 5:31 në dalje nga stacioni hekurudhor në Manastir, pasi në të është përplasur një tren për udhëtarë.

Siç njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, treni nr.540 i cili ka qarkulluar në relacionin Manastir – Shkup, pronësi e HM, i drejtuar nga makinisti D.S. (1968) nga Shkupi, është përplasur në automobilin “Hjundai” me targa nga Manastiri, i drejtuar nga mashkull, i cili e ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

Po ndërmerren masa për zbardhje të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button