OKB-ja kritikon Maqedoninë për qasjen ndaj migrantëve

Komesari i lartë për të drejta te njeriut në OKB, Zeid Ra’ad Zeid Al-Hussein sot e ka kritikuar Maqedoninë për politikën sistematike të përzënies dhe burgimit të migrantëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto kritika vijnë pas vizitës së personelit të tij në Maqedoni. Al-Hussein është veçanërisht i shqetësuar me situatën e rreth 180 migrantëve, përfshirë 80 fëmij, të cilët jetojnë qendrat tranzite Tabanoc dhe Vinojug, që nga marsi i këtij viti, pas mbylljes së shtegut ballkanik.

Ai ka bërë thirrje që të merren masa të menjëhershme që t’u ndihmohet migrnatëve të bollokuar që të kthehen në jetën normale, përmes dhënies së mundësisë së punësimit, si edhe ofrimit të mundësive të edukimit të fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button