Gjykata refuzon Janevën, pranon dokumente të klasifikuara vetëm nga Zvërlevski

Prokuroria Speciale Publike ka kumtuar se sot përsëri do t’i dorëzojë faktet deri te Gjykata Themelore Shkupi 1, të cila dje ju kthyen mbrapa, transmeton Portalb.

Gjykata Themelore Shkupi 1 ka kumtuar se i ka kthyer faktet parashtruara nga PSP sepse nuk është parashtruar akt për deklasifikimin e fakteve, me çka nuk mund të vlerësohet mirë aktakuza.

Nga PSP akuzojnë gjykatën penale sepse po përdor standard të dyfishta në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara. Nga aty, kujtojnë se për rastin “Puç” në pranverë u anuluan seanca sepse gjykata e njëjtë nuk pranonte që PSP-së t’i jap dokumente, nën pretekstin se janë të klasifikuara. Ndërsa, tani, e njëjta gjykatë nuk i pranon faktet sepse kërkon të jenë të deklasifikuara, transmeton Portalb.

Sipas PSP-së, gjykata nuk po ka problem që të pranojë dokumente që ua dorëzon prokurori publik Marko Zvërlevski, ndërsa tash nuk duan të pranojnë dokumente të klasifikuara nga prokurorja special Katica Janeva.

Dy aktakuza e ngritura nga PSP u janë ndarë gjykatësve Tatjana Mihajlovska dhe Lidija Petrova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button