UEFA ndërhyn në planin për renovimin e stadiumit të Prishtinës

Zyrtarë të UEFA-s, të mërkurën, kanë pritur në takim një delegacion të përbërë nga zyrtarë të MKRS-së, FFK-së dhe firmës projektuese të projektit për renovimin e stadiumit të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Me këtë rast, UEFA ka sugjeruar palën kosovare se projekti duhet të përfshijë edhe ngrohjen përfundi tapetit të barit, pastaj kamerat e sigurisë, zërimin, lidhjen për transmetuesit televiziv, rrethojat e jashtme të stadiumit dhe të hapen shtatë hyrje-dalje të reja. Të gjitha këto kërkojnë kohë dhe para shtesë. Kjo vë në rrezik idenë që Kosova të luajë dy ndeshjet e fundit eliminatore në Prishtinë

Adhuruesit e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, më 6 tetor, do të marrin rrugë për në Shkodër për ta përcjellë ndeshjen e dytë eliminatore për botërorin “Rusia 2018” kundër Kroacisë. Por, këtë rrugë shikuesit mund ta marrin për çdo ndeshje që Kosova do ta luajë si vendase deri në fund të ciklit eliminator, që mbyllet në tetorin e vitit të ardhshëm.

Stadiumi i qytetit të Prishtinës mund të mos jetë gati për pritje të kundërshtarëve të Kosovës gjatë këtij cikli, siç ishte paraparë më herët. Kjo pasi projekti për renovimin e stadiumit ka pësuar disa ndryshime, me sugjerimin e UEFA-s. E këto plotësime në projekt, do të marrin kohë dhe do të kenë kosto shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button