Dorëzohet Zhelezareci para Juventus Seravës (FOTO)

Futbollistët e Juventus Seravës kanë vazhduar me fitore edhe  në javën e dytë të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll në sallë, por kësja radhe fitorja ishte më e ëmbël, pasi kanë mundur kampionin aktual, Zhelezarec me rezultat 4:3.

Edhe pse rezultati ishte i ngushtë, nuk ishte kështu edhe gjatë ndeshjes, pasi futbollistët bardhezi kanë dominuar lojën dhe që nga pjesa e parë kishin epërsi të sigurt.

pamje nga ndeshja Juventus Serava - Zhelezarec

Ndeshja u hap me golin e parë që e shënoi Besnik Tërstena në minutën e 14-të, ndërsa vetëm një minutë më vonë ka shënuar Adnan Limani. Me këtë rezultat dy ekipet shkuan në pushim, e kur u kthyen në sallë Juventusi vazhdoi dominimin, duke shënuar golin e tretë, ndërsa autor ishte Orhan Ibishi. Zhelezarec ngushtoi rezultatin në 3:1 në minutën e 34-të, me autor Kristija Stojmenov, ndërsa tre minuta më vonë shënoi një tjetër gol nga një aksion i shpejtë, përsëri Stojmenov. Nuk kaluan pak sekonda dhe Juventusi kundërpërgjigjet me golin e Reshat Aliut, por dy minuta më vonë Zhelezarec zvogëloi epërsinë në një gol me anë të Dimovskit.

pamje nga ndeshja Juventus Serava - Zhelezarec

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar, por Juventusi në disa raste humbi koncentrimin duke qenë e sigurtë në diferencim që edhe i mundësoi Zhelezarecit të zbusë diferencën. Ndeshjen në mënyrë të mrekullueshme e drejtuan referët Isa Emruli dhe Muzafer Ismaili. Juventusi tani ka radhitur dy fitore të njëpasnjëshme, ndërsa javën që vjen do të luhet derbi shqiptar i qytetit, ku në sallën e sporteve “Enver Idirizi” do të takohen FC Shkupi dhe Juventus Serava. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button