Janeva nuk guxon asnjë hape ta pijë!

[Recension: (Video) KATICA JANEVA ME HAPE NË KUVEND: A ka Katica Janeva aftësi pune për ta kryer funksionin që i është besuar?]

Ky është një tekst i turpshëm, jashtë të gjitha normave dhe rregullave, i cili në asnjë mënyrë nuk mund të quhet tekst gazetaresk. Теksti ka për qëllim ta ofendojë prokuroren speciale publike Katica Janeva, ta paraqesë atë si person jostabil psikik, duke e vënë në këtë mënyrë në pikëpyetje aftësinë e saj për ta kryer funksionin në të cilin është zgjedhur.

14455817_10207485216664916_2040011785_oLinku deri te artikulli origjinal: (Video) KATICA JANEVA ME HAPE NË KUVEND: A ka Katica Janeva aftësi pune për ta kryer funksionin që i është besuar?

Data dhe koha e publikimit: 21.09.2016

Data e recensionit: 22.09.2016

Recensuese: Anа Аnastasovska

А MUNDET JANEVA TË PIJË VITAMINA?!

Qëllimi i artikullit shihet që në titull. Të manipulohet publiku dhe të krijohet fotografi e gabuar te lexuesi, me qëllim që të njolloset personaliteti i prokurores speciale, duke e vënë në pikëpyetje aftësinë e saj për punë.

Me fjalë të tjera, artikulli ka për qëllim ta paraqesë Janevën si person i hallakatur, e cila pi hape dhe e cila nuk është në gjendje të shëndoshë për ta kryer funksionin.

Mirëpo, ku janë faktet për pohimet e këtilla? Fakti në këtë tekst është një fotografi e bërë në Kuvend gjatë fjalimit të saj para deputetëve rreth Raportit për punën gjashtëmujore të PSP-së.

Në fotografi shihet Janeva duke pirë një hape, mirëpo është e paqartë se për çfarë hape bëhet fjalë. Ndoshta është vitamin, ndoshta është antibiotik, ndoshta është paracetamol, mund të jetë gjithçks. Në artikull nuk ka përgjigje në këtë pyetje, e as që është kërkuar përgjigje nga prokurorja publike.

Është e qartë se ka probleme me kapacitetin intelektual, me koncentrimin, i cili i është dëmtuar, dhe me memorjen afatshkurte. Kur kësaj simptomatologjie do t’i shtohet edhe qeshja e pakontrolluar dhe mashtrimi, si dhe nevoja patologjike për jetë luksoze dhe madhësi artificiale për të cilën vuan, bëhet e qartë se Katica Janeva ka probleme psikike.

Ja këtu kemi diagnozë, mirëpo jo nga mjeku, por diagnozë të përcaktuar në bazë të pikëpamjeve personale, që është e palejueshme për një produkt gazetaresk.

I qartë është qëllimi i këtij artikulli, e ai është të diskreditohet prokurorja Janeva dhe ajo të paraqitet në një dritë krejtësisht tjetër me qëllim që të refuzohet puna e saj.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button