KH: Këshilli i prokurorëve ka shkelur ligjin, Anevski demanton

Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut kumtoi se në seancën e djeshme të Këshillit të Prokurorëve Publik, me votim të fshehtë, Petar Anevski është zgjedhur përsëri kryetar i Këshillit, transmeton Portalb.

Komiteti i Helsinkut tregon se në pajtim më Nenin 8 paragrafi 3 nga Ligji për Këshillin e prokurorëve publik, mandate i kryetarit të Këshillit zgjat 3 vjet pa të drejtën e rizgjedhjes.

“Rizgjedhja e Anevskit është shkelje serioze e ligjit. Ky vendim sjell në pikëpyetje kompetencën, pavarësinë dhe paanësinë e anëtarëve të Këshillit, si dhe funksionimin themelor për të siguruar pavarësi të prokurorëve publik në ushtrimin e detyrës. Përgjegjës për këtë sjellje jo ligjore është vetë z. Anevski, i cili ka udhëhequr me seancën ku është rizgjedhur si kryetar i Këshillit”, thuhet në kumtesë.

KH u bën thirrje anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve, në pajtim me Nenin 10 paragrafi 3 nga Ligji për Këshillin e prokurorëve publik, të thirrin urgjentisht seancë ku do ta shqyrtojnë këtë vendim jo ligjor.

Anevski e ka demantuar KH-në. “Nuk është e vërtetë se në mënyrë jo ligjore jam zgjedhur. KH le ta lexoje mirë ligjin.Është e vërtetë se isha kryetar nga gushti i vitit 2016, ndërsa tash jam zgjedhur prapë, por në mandat të ri, jo i rizgjedhur për të njëjtin mandat”, sqaroi Anevski, transmeton Portalb.

Por, ja se cfarë thotë Neni 8, paragrafi 3 nga ligji për Këshillin e prokurorëve publik.

“Mandati i kryetarit të Këshillit zgjat tre vjet, pa të drejtë të rizgjedhjes”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button