Blerina fillon me këmbë të mbarë në Bundesligën gjermane

Xhudistja shqiptare Blerina Seferi (52kg), e ka nisur me sukses aventurën e saj të re në Bundesligën gjermane. “Shqiponja e Shipkovicës” tani anëtare në klubin e saj të ri Wiesbaden ka arritur të mposht xhudisten, Okray nga klubi SC Gröbenzell me rezultat të thelë 10:0, duke shënuar suksesin e parë për klubin e ri.

“Edhe pse jam shumë e re, klubi im i ri solli vendim që unë të garoj në Bundesligën Gjermane si përforcim. Besimin e dhënë nga trajneri e shpërbleva me sukses duke i dhuruar klubit fitoren e parë në kategorinë 52kg. Për kundërshtare kisha një xhudiste mjaft të fortë, e cila me ka përvojë jashtëzakonisht të madhe pasi është 27 vjeçare”, tha Blerina Seferi.

Xhudistja Seferi që është kampione e shumëfishtë e Gjermanisë, ka shtuar më tutje se pret që edhe në xhirot e ardhshme të paraqitet në formacion. “Jemi ndër ekipet më të forta në Gjermani, andaj edhe synojmë titullin. Do të jap maksimumin në çdo paraqitje, pasi kam nevojë për gara të tilla, sidomos kur para meje do të kem kundërshtare me përvoje. Kjo në të ardhmen do të më ndihmonte shumë edhe për karrierën time, që të formohem si xhudiste që synon medaljet evropiane e botërore”, ka përfunduar 16 vjeçarja , Blerina Seferi. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button