Indonezi, numri i të vdekurve gjatë përmbytjeve në Java rritet në 23

Numri i të vdekurve gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga reshjet e mëdha në ishullin qendror indonezian Java, është rritur në 23, raporton Anadolu Agency (AA).

Willem Rampangilei, drejtor i Agjencisë Nacionale për Menaxhim me Katastrofa, theksoi në një njoftim të enjten se 18 persona, në mesin e të cilëve edhe katër fëmijë, llogariten sit ë zhdukur.

“Ndërkohë, qindra të shpërngulur janë vendosur në bazën ushtarake dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, shtoi Rampangilei.

Në mesin e 23 personave që kanë vdekur dhe që janë identifikuar, nëntë janë fëmijë. Rampangilei theksoi se parashikimet flasin se reshjet e rrëmbyeshme të shiut do të vazhdojnë për shkak të fenomenit meteorologjik La Nina.

Në qershor, gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjes së tokës në Java dhe Sulawes humbën jetën mbi 60 persona. Shirat sezonal shpesh herë shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje toke në Indonezi, i cili është arkipelag prej mbi 17.000 ishuj.

LEXO: Rrëshqitjet e dheut në Indonezi, humbin jetën 17 persona

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button