Wengeri befasohet me eurogolat e Xhakës

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se është befasuar me dëshirën e mesfushorit Granit Xhaka për të shënuar gola spektakularë nga distanca, shkruan sot Koha Ditore.

Xhaka ka shënuar dy gola nga distanca brenda katër ditëve, fillimisht ndaj Hull Cityt (4:1) në Premier League dhe të martën mbrëma ndaj Nottingham Forestit (4:0) në League Cup. Me lojën e treguar dhe golat e shënuar nga një distancë rreth 30 metra, Xhaka i ka siguruar vetes vendin e titullarit kundër Chelseat, ndeshje kampionale që zhvillohet të shtunën në stadiumin “Emirates”.

Edhe pse Xhaka tek Arsenali është transferuar për ta forcuar repartin defensiv të mesfushës, ai nuk po heziton të shkojë përpara për të shënuar gola me armën e tij – këmbën e majtë. Wenger ka thënë se nuk e ka ditur që mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës ka aftësi për të shënuar gola nga distanca, kur vendosi ta transferojë nga Borussia Moenchengladbach.

“Sinqerisht, nuk e kam ditur. E kam ditur deri diku se ka gjuajtje të mirë, por jo edhe të shënojë gola për shkak se edicionin e shkuar te Gladbachu ka luajtur më prapa dhe nuk ka shkuar shpesh në sulm”, është shprehur Wenger. “Por, shpresoj se pas këtyre dy golave, ai të ketë dëshirë edhe më të madhe për të gjuajtur më shumë dhe për të shënuar. Është mirë për të që ka shënuar, pasi ka fituar vetëbesim dhe tash e kam parasysh se Xhaka mund të realizojë gola nga distanca”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button