Shkupi nikoqir i Kampionatit të 31­-të ushtarak botëror në mundje

Rreth 400 sportistë prej 32 vendeve do të marrin pjesë në Kampionatin ushtarak botëror në mundje, që prej sot deri më 25 shtator do të mbahet në VIP arenën “Boris Trajkovski” në Shkup, shkruan MIA.

Në këtë manifestim sportiv ushtarak botëror Republika e Maqedonisë do të përfaqësohet prej 18 pjesëtarëve të Armatës. ndërsa në mënyrë shtesë nga vendi do të marrin pjesë edhe tre gjykatës dhe dy trajnerë.

Shkupi nikoqir i Kampionatit të 31­-të ushtarak botëror në mundje
Shkupi nikoqir i Kampionatit të 31­-të ushtarak botëror në mundje

Organizatorët paralajmëruan se mbikqyrja e Kampionatit ushtarak botëror do të zhvillohet sipas kornizave të rrepta të rregullave sipas CISM rregullores për mbajtjen e kampionateve ushtarake botërore.

Ndryshe, 19 sportistë­garues kanë qenë pjesë edhe nga Lojërat olimpike në Rio, këtë vit, ndërsa disa janë edhe bartës të medaljeve të arta nga lojërat olimpike dhe kampionatet botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button