Janeva flet për kërcënimet ndaj PSP-së (VIDEO)

Prokurorja speciale publike, Katica Janeva në intervistë për servisin publik të RTVM tha se fle qetë kur e di se punën e kryen në mënyrë ligjore, por nuk fle qetë kur i bëjnë shtypje afatet ose kur e di se ndonjë dëshmitarë i PSP-së është i rrezikuar, transmeton Portalb.

Ajo tha se PSP po ballafaqohet me presione dhe kërcënime, prandaj ka apeluar deri te Kuvendi që të sjell ndryshimet në Ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve.

“Apeloj nëpërmes RTVM që Kuvendi ndryshojë Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Përveç këtyre lëndëve që kemi publikuar kemi edhe raste tjera ku e kemi patjetër të kemi edhe instrument që t’i mbrojmë dëshmitarët tonë”, tha Janeva.

Ajo gjithashtu deklaroi se përveç bisedave të përgjuara, PSP ka dëshmi të mjaftueshme materiale për lëndët që i përpunon.

“Për dy paditë ka dëshmi të mjaftueshme, dhe presim gjykata të veproj në përputhje me dëshmitë e nxjerra dhe se pas tyre do të ketë vendim sipas Ligjit. Opinioni duhet të jetë i bindur se paditë do të bazohen në fakte dhe prova” tha Janeva, transmeton Portalb.

Janeva ka siguruar që Raportin për gjashtëmujorin e dytë të punës së PSP-së personalisht do ta prezantojë para Këshillit të Prokurorëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button