Hungaria ofron 40 milionë euro kredi pa kamatë për stadiumin e Kosovës

Oferta e Qeverisë hungareze është përcjellë nga një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së këtij vendi, që u prit ditë më parë nga ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit (MKRS), Kujtim Shala, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është konfirmuar të hënën nga zyrtarë të MKRS-së. Por burime të gazetës njoftojnë se Hungaria ka vënë edhe një kusht – që kompania fituese e tenderit për ndërtimin e stadiumit të jetë nga Hungaria, gjë që nuk është konfirmuar nga askush në MKRS. Sipas MKRS-së, takimi i radhës me Qeverinë hungareze do të jetë në tetor dhe aty mund të sqarohet shumëçka për fatin e stadiumit nacional, i planifikuar të ndërtohet në Bërnicë.

Qeveria e Hungarisë është e gatshme t’i ofrojë Qeverisë së Kosovës kredi pa kamatë për të realizuar projektin më të madh sportiv – ndërtimin e stadiumit kombëtar të Kosovës.
Hungaria ka ofruar kredi 40 milionë euro.

Oferta e Qeverisë hungareze është përcjellë nga një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së këtij vendi, që u prit ditë më parë nga ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit (MKRS), Kujtim Shala. Kjo është konfirmuar të hënën nga zyrtarë të MKRS-së. Por burime të gazetës njoftojnë se Hungaria ka vënë edhe një kusht – që kompania fituese e tenderit për ndërtimin e stadiumit të jetë nga Hungaria, gjë që nuk është konfirmuar nga askush në MKRS…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button