LSDM: Punë jopërgjegjëse e udhëheqësisë së KME Manastir

LSDM-ja opozitare sot i akuzoi udhëheqësinë e KME Manastir për punë jopërgjegjëse dhe kërkoi përgjigje nëse është rrezikuar sezoni i ardhshëm ngrohës dhe prodhimtaria e energjisë elektrike.

“Pse ka ndodhur prishja e re në kombinatin elektroenergjetik dhe pse sërish punon  vetëm një nga tre blloqet? Blloku 1 është shkyçur një periudhë më të gjatë. Blloku 2 ishte shkyçur dje. Nëse KME Manastir nuk ka mjaft thëngjill për funksionim normal dhe për atë është shkyçur blloku? pyet LSDM-ja.

Nga LSDM-ja publikojnë fotografi për, siç pohojnë, prishjen e blloqeve. Potencojnë se ndryshimi i pjesës së tillë kushton më shumë se 1.000.000 euro, por edhe që sipas vlerësimeve të tyre deri tani pushteti ka harxhuar mbi miliarda euro në KME Manastir për “riparime dhe modernizime”që nuk duken askund.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button