Memedi: Si shtet, dëshmuam se mund të bashkëpunojmë me fqinjtë tanë për migrantët

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) të Maqedonisë organizoi sot konferencën ndërkombëtare për emigrantë në temë “Vlerat evropiane dhe rreziqet e sigurisë me ballafaqimin e krizës së refugjatëve dhe emigrantëve – perspektiva e shoqërisë civile”.

Ambasadori jorezident, njëherësh drejtor i Institutit për Hulumtime Gjeostrategjike dhe Politikë të Jashtme në MPJ, Albylkadër Memedi, nënvizoi se Maqedonia si vend shpesh herë është përballur me sukses me krizën e emigrantëve për të shtuar se merita për këtë ka edhe shoqëria civile në vend.

“Maqedonia shpesh herë është lavdëruar për përballjen e suksesshme me krizën e emigrantëve me çka ka dëshmuar vlerat e saj evropiane. Si shtet, dëshmuam se mund të bashkëpunojmë me fqinjtë tanë duke u sjellur si vend i BE-së. Një tjetër arsye e rëndësishme për mbajtjen e kësaj konference është se kriza nuk ka përfunduar. Dëgjojmë paralajmërime nga ekpertë të shumtë ndërkombëtar se pranverën dhe verën e ardhshme do të kemi një tjetër fluks të emigrantëve”, tha ambasadori jorezident për Arabine Saudite, Omanin, Kuvajtin dhe Bahreinin, sipas të cilit mësimet nga e kaluara mund të ndihmojnë për situatat eventuale në të ardhmen.

Profesoresha univeritare Milleva Gjurovska, njëherësh kryetare e Lëvizjes Evropiane, në fjalimin e saj tha se Maqedonia edhe më herët është përballur me kriza të refugjatëve duke rikujtuar ardhjen e refugjatëve nga Kosova, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në konferencën e sotme u theksua se Turqia si një nga vendet më të prekura nga kriza e emigrantëve, po përballet shumë më mirë dhe më me sukses se vet shtetet e Bashkimit Evropian.

Problemi kryesor me të cilin Turqia do të përballet në periudhën e ardhshme, u theksua arsimi, sepse, siç u tha, fluksi i madh i refugjatëve në Turqi janë kryesisht të rinj.

Përfaqësuesi italian nga Sekretariati i Iniciativës Qendrore Evropiane (IQE), Ugo Poli tha se kriza me të cilën po përballemi para së gjithash është krizë e sundimit për të cilën janë fajtorë vendet e BE-së dhe partneret e saja të paafta për t’u përballur me te.

“Kriza e besimit do të thotë se faktori që lidh sigurinë me zbatimin e të drejtave të njeriut janë të ndërvarura dhe se mungojnë hapa të ardhshëm efektivë që do të rrisin mundësitë për zgjidhje”, tha Poli.
Në konferencën e sotme pjesëmarrës ishin përfaqësues të Këshillave Kombëtare të Lëvizjeve Evropiane nga shoqëritë civile të 17 shteteve anëtëre të IQE si dhe përfaqësues nga Gjermania, Greqia dhe Turqia si tre shtetet më të prekura nga kriza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button