Godet Djali i Donald Trump: Refugjatët sirianë janë si karamele helmuese!

Djali i politikanit kontrovers amerikan Donald Trump, Donald Trump Jr. në llogarinë e tij në Twitter i ka krahasuar refugjatët sirianë me karamelet e helmuara.

Duke mbështetur fushatën e babait të tij në garën për president të SHBA-ve, djali i tij shkroi se refugjatët nga Siria janë të ngjashëm me karamelet helmuese ‘Skittles’, të njohura për shumëllojshmërinë e ngjyrave dhe me shije frutash.

“Po të kisha një kupë plot me ‘Skittle-sa’ dhe po t’u thoja se tre karamele mund t’iu vrasin, a do t’i merrnit të gjitha. Ky është problemi ynë me refugjatët sirianë. Le ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, shkroi në Twitter Donald Trump Jr.


Krahasimi i tij i refugjatëve sirianë, me karamelet në fjalë, në masë të madhe ka hasur në komente negative në rrjetet sociale.

Numri më i madh i përdoruesve në Twitter kanë shpërndarë postimet e tyre në fotografitë ku bombardohen refugjatët sirianë, nën të cilën kishin shkruar: “Skittles”.

Jon Favreau i cili më parë ka shkruar fjalimet e presidentit amerikan Barak Obama, ka publikuar një foto të një djaloshi sirian të plagosur nga Halepi i Sirisë duke shkruar nën të: “Ky është vetëm një fëmijë nga një milion prej tyre që ti i ke krahasuar me karamelet helmuese”.

Donald Trump në muajt e fundit, me deklaratat e tij homofobike dhe raciste, në mënyrë të përsëritur ka theksuar se do t’ia ndalonte hyrjen në SHBA refugjatëve sirianë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button