Pse kafeja redukton rrezikun nga diabeti

Shkencëtarët kanë dëshmuar që pirja e kafesë mund të reduktojë rrezikun nga krijimi i diabetit. Megjithatë nuk e kanë ditur arsyen e saktë, por shkencëtarët kinezë e kanë gjetur më në fund, transmeton koha.net.

“Kemi zbuluar tri komponimet kryesore në kafe që shpjegojnë arsyen e rrezikut më të vogël të krijimit të diabetit”, transmeton WebMD deklaratën e hulumtuesit dr. sc. Kun Huang.
Diabeti i tipit 2 është tipi më i shpeshtë i diabetit. Tek ata që e kanë, trupi nuk ka insulinë të mjaftueshme, e cila ka rëndësi kyçe që glukoza të përpunohet dhe të arrijë tek qelizat të cilave u shërben si burim i energjisë.

Shkencëtarët besojnë që ekstraktet e kafes – kafeina, acidi kafeik dhe acidi klorogjen reduktojnë rrezikun nga krijimi i diabetit. Këto komponime mbrojnë qelizat e pankreasit. Këto tri komponime bllokojnë zhvillimin e proteinës toksike, për shkencëtarët e njohur si hIAPP, e cila lidhet me rrezikun e rritur nga zhvillimi i diabetit, sëmundja e Alzheimerit dhe sëmundjet e pankreasit.

Shkencëtarët pohojnë që kafja pa kafeinë mund të ketë efekt më të mirë te parandalimi i krijimit të diabetit, veçanërisht te njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 2, transmeton koha.net.
“Në kafen pa kafeinë, acidi i kafeinës dhe klorogjenit vijnë në përqindje edhe më të madhe, derisa shkalla e kafeinës reduktohet në masë të madhe, ka shtuar dr. sc. Huang.

Diabeti 2 shpesh është i lidhur me trashjen, çka do të thotë që mund të kontrollohet me ushtrimet dhe ushqimin e shëndetshëm.
Joe Vinson ka deklaruar për WebMD që “e dimë që kafeja redukton rrezikun nga krijimi i diabetit të tipit 2 dhe këta përbërës janë ndoshta vetëm një nga mënyrat me ndihmën e të cilave kafja e bën këtë”.

“Megjithatë, koncentrimi i kompozimeve të kafes që përdoren në hulumtim është shumë më i madh nga koncentrimi i kompozimeve që do të futeshin në organizëm me konsumimin tipik të kafes”, ka shtuar Vinson.

Ka shumë masa për të reduktuar rrezikun nga krijimi i diabetit të tipit 2, shëtitja e përditshme prej 30 minutash do të ndihmojë, ndërsa disa filxhanë kafe në ditë me siguri nuk do të dëmtojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button