New York, masa të rrepta sigurie në prag të Asamblesë së Përgjithshme (VIDEO)

Policia amerikane ka ndërmarrë masa të rrepta të sigurisë me rastin e sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila mbahet në New York, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëtarët e policisë ndodhen në çdo hap pranë ndërtesës së OKB-së ku po mbahen takimet e liderëve botërorë në kuadër të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme.

Rrugët në afërsi të selisë së OKB-së janë rrethuar me gardh mbrojtës për të parandaluar incidentet e mundshme.

Përndryshe, se në selinë e OKB-së në New York të hënën, në kuadër të sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme është mbajtur një samit për refugjatët dhe migrantët në nivel të lartë.

Në samitin e udhëheqësve botërorë është miratuar një deklaratë për mbrojtjen e të drejtave të tyre, pavarësisht nga statusi i tyre. Kjo është hera e parë që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka organizuar një samit të udhëheqësve në lidhje me lëvizjet e mëdha të emigrantëve dhe refugjatëve në mbarë botën.

Debati i Përgjithshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive të OKB-së, zgjat nga 20 deri në 26 shtatori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button