Rooney po kthehet në kokëçarje për Mourinhon

Prej të gjitha dilemave menaxheriale me të cilat përballet trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, pas tri humbjeve rresht, është e ardhmja e kapitenit Wayne Rooney. Kapiteni i Përfaqësueses së Anglisë, i vendosur në rolin e mesfushorit këtë edicion, ka qenë një dështim i vërtetë në të gjitha ndeshjet, shkruan sot Koha Ditore.

Madje, pas humbjes së fundit 3:1 nga Watfordi, tifozët e Manchester Unitedit nëpër rrjetet sociale kanë kërkuar mosaktivizimin e tij. Disa të tjerë, kanë insistuar se ka ardhur koha që ai të pensionohet nga futbolli. Gjatë tërë ndeshjes me Watfordin, Rooney ka pasur vetëm një gjuajtje, nuk ka dhënë asnjë top dhe ka krijuar vetëm dy raste për bashkëlojtarët e tij nga nëntë goditjet e këndit që i ka ekzekutuar.

Po ashtu, edhe kontributi i tij defensiv ka qenë i pavërejtur, pasi nuk ka arritur të bëjë asnjë ndërhyrje. Gjatë 90 minutave lojë, ai ka bërë vetëm një bllokim të kundërshtarit dhe gjatë tërë kohës ka dialoguar me arbitrin kryesor Michael Oliver.

“Alex Ferguson e ka ditur më shumë se para tre vjetësh që Rooney nuk ia vlen më të jetë titullar në ekipin e Manchesterit”, ka thënë tifozi veteran i Manchesterit, Jim White. “Është shumë i ngadalshëm si në këmbë ashtu edhe në mendime. Ai po e ngadalëson lojën e ekipit dhe po ashtu nuk po bën asgjë në fushë. Ai ka pozitën më kritike në fushë dhe mund të them se këtë edicion, Rooney po luan ‘poker’ me reputacionin e tij”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button