Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje lokale të shiut, të cilat do jenë më të fuqishme në pjesët perëndimore të vendit. Përgjatë ditës do të ketë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila në disa vende do të tejkalojë mbi 50 km/h.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë në interval prej 8 deri 15 gradë, ndërsa e ditës prej 18 deri në 26 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe relativisht i freskët me vranësira të vogla deri mesatare, si dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.  Temperatura e mëgjesit do të ulet deri 11 gradë, ndërsa e ditës do të ngjitet deri 22 gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button