LSDM: Ja fakte për politikat e papërgjegjshme të Gruevskit

“Numri i udhëtuesve të cilët udhëtojnë me tren është zvogëluar për 50% të pabesueshme. Transporti  i mallrave me tren u zvogëlua për mbi 50%! Shiheni në grafikonin  uljen marramendëse të transportit të udhëtuesve dhe të mallrave. 1.500.000 udhëtues paskan udhëtuar me tren deri vitin 2008. Numri qenka përgjysmuar në 800.000 udhëtues. 3.800.000 tona mallrash janë transportuar me tren deri vitin 2006. Numri është më shumë se i përgjysmuar, në 1.500.000 tona”, reagojnë nga LSDM, transmeton Portalb.

Nga aty thonë se këto janë faktet për politikat e papërgjegjshme të qeverisjes së Gruevskit duke shkaktuar dëm qytetarëve dhe biznesave.

b-bocvarski-press-1

“Ka logjikë se pse qytetarët nuk udhëtojnë me tren në kohë kur ndërmarrja publike Hekurudhat e Maqedonisë-Transport, e drejtuar nga kuadro të pushtetit aktual, i anulon trenat udhëtarësh. Së fundmi, u anuluan trenat në relacion Shkup-Kërçovë-Shkup, Shkup-Koçan-Shkup dhe Shkup-Gjevgjeli-Shkup, vetëm tre muaj pas paralajmërimit pompez të muajit qershor se do të jenë lëshuar për të qarkulluar. Ky reduktim i trenave që duhej të qarkullonin kah më shumë qytete të vendit, erdhi pas anulimit historik të linjave ndërkombëtare, për herë të parë pas 143 vitesh”, vazhdon reagimi i partisë.

LSDM zotohet se pas muajit dhjetor, do të drejtohemi kah modernizimi i infrastrukturës dhe rindërtimi i parkut të transportit që të sigurojmë një qarkullim hekurudhor aktiv, një gjë me të cilën do të mundësojmë qytetarëve dhe biznes sektorit përsëri ta shfrytëzojnë trenin si një automjet të shpejt, me çmime të volitshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button