Ballkanasit kishin të drejtë ta urrenin, por jo ta nënҫmonin armikun

Në Ballkan nuk ka pasur historiografë, studjues, autorë nacional që kanë shkruar për Perandorinë Osmane sikurse në Perëndim. Në Perëndim për studjuesit, historiografët dhe shkrimtarët, Perandoria Osmane, si perandori kozmopolite dhe bipolare pa marrë parasysh se në cilin version negativ ose pozitiv si përplasje e qytetërimeve ka qenë një minë e artë. Për ballkanasit, Perandoria Osmane ka qenë subjekt tallje, e stigmatizuar, me konotacione vulgare, plot injorancë dhe arrogancë cinike, duke mos respektuar armikun  shekullor dhe historinë e tyre. Duke mbivlerësuar dhe thurur lavde mbi heronjtë e tyre, në fund nga kriza e identitetit, kanë sajuar mite dhe legjenda duke u grindur mes vete, se ne ishim paradigma dhe muri qe mbrojtëm krishterizmin dhe qytetërimin perëndimor, nga hordhitë mongole, kurse ju ishit mercenarë, dhe jeniҫerë barbarë.

Të nderuar lexues!

Edhe unë në fillim isha i prekur dhe helmuar nga tekstet shkollore, indiktrinimi, diktati i historisë, propaganda bizantino-panosllaviste dhe komuniste. Kur dola në Perëndim duke hasur në revista dhe gazeta tema të ndryshme mbi Perandorinë Osmane ose Turqinë, ndryshova mendimin si ballkanas dhe shqiptar, ndaj Perandorisë Osmane dhe Turqisë. Një ndër personalitetet më brilante dhe figura karizmatike të shekullit të kaluar Winston Churchill në kujtimet e tij shkruan: Perandoria Osmane perandori e gjithë perandorive, deri në mes të shek 18 nuk ka pasur rival. Ajo e tejkalonte Europën në shumë fusha, gjeostrategjike, gjeopolitike dhe ushtarake.

Kur princat europian u tubuan ishte kompromisi i parë, i Perandorisë Osmane në bisedime me europianët shkruan Churchill. Winston Churchill, në Luftën e Parë  botërore si Ministër i Luftës, në kabinetin e kryeministrit Xhorxh Llojdit vlerëson heroizmin, kauzën, trimërinë e kombit turk, në fund respekton me shumë dinjitet armikun. Benjamin Franklin thotë, mbretërit, burrështetasit dhe gjeneralë që se kanë respektuar armikun, i kanë humbur gjithë luftërat. Winston Churchill më tej shkruan: Mustafa Qemali Napoleoni i dytë, duke kaluar nëpër istikam, mbante në sqetull librin e Napoleon Bonapartit. Komandant gjenial luftarak Qemali ishte këmbëngulës, gjithnjë i gatshëm për ti dhënë goditje armikut, i bindur në forcat dhe fitore.

Kishte mbrapa një komb të fuqishëm dhe të frymëzuar, patriotë që 5 shekuj kishin sfiduar botën. Kolonat me ushtarë të zbathur dhe leckosur si të vdekurit nga varri shkonin drejt triumfit dhe fitores. Një komb i dalë nga një perandori shumëkombëshe dhe policentraliste, mbi 5 shekuj kishte sunduar në dy kontinente dhe një pjesë të Europës. Shfarosjet, vrasjet nëpër fushëbetejë të Mesopotamisë, në Gadishullin e Gallipojës në kënetat e Selanikut dhe shkretëtirat e Ballkanit, masakra, spastrimet etnike, gjenocidi, vrasje e fëmijëve, pleqve dhe dhunimi i grave ishte i pakuptimtë. Fuqitë e mëdha humbin shumë ushtarë si dhe kostoja e lartë e shpenzimeve ushtarake, që në fund u detyruan të largohen. Fitorja e Turqisë, me në krye  Mustafa Qemalin ndaj aleatëve, ishte një disfatë e turpshme. Pretendimet e Anglisë, Francës dhe Italisë sidomos të kryeministrit Xhorxh Llojdit, që ishin përpjekur të rikthejnë Perandorinë Bizantine në një Greqi të madhe dhe në fund turqit të dëboheshin nga Europa dhe Kostandinopolisi (Stambolli) tu kthehej grekëve, u kthye në bumerang, një turp për fuqitë e mëdha europiane.

Të gjithë popujt ballkanas shekuj me radhë ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane, kishin një armik të përbashkët. Ata kishin të drejtë ta urrenin, por jo ta nënҫmonin armikun. Duhet të ҫlirohen nga narcizmi dhe romantizmi nacionalist nga pohime poshtëruese dhe delirante. Të helmuar nga tekstet shkollore, nën diktatin verbues të historisë akoma dhe sot vazhdojnë me të njëjtin avaz, mediokrizëm dhe hipokrizëm, konotacion vulgar. Të stigmatizuar, me arrogancë cinike në opinion, sidomos te serbët duke u përfolur si shënjestër tallje, je bërë si jeniҫer, barbar anadollak, nuk jemi ne ushtarë turq frikacakë ose këtu është Maqedoni nuk është Turqi etj etj. Por filozofi gjerman Artur Shopenhauer ka një maximë të mirë “Një dashuri që zgjat 10 vjet për ta harruar duhet të kalojnë 5 vjet”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button