Juventusi bëri mrekullinë, nga 5:1 fitoi 5:7
Juventusi i Seravës nuk do të ishte një ndër ekipit më të mira në futbollin në sallë në Maqedoni, nëse nuk do të bënte lojë që ja kanë lakmi ekipet e mëdha. Në javën e parë të sezonit të ri ka arritur që të bëjë befasinë, duke qenë në disavantazh 5:1, në fund kanë përmbysur gjithçka për të fituar 5:7.
Pjesa e parë kishte qenë në të mirë të skuadrës nikoqire Bixho e cila u mbyll me rezultat 3:1, e në vazhdim nikoqirët shënuar edhe dy gola dhe arritën diferencë 5:1, që për publikun ishte më gjithçka e përfunduar. Kështu nuk mendoi ekipi nga zemra e Shkupit, lagja e Seravës që arritën të luajtën edhe pa portier dhe për të shënuar plot 6 gola të tjerë që ndeshja të përfundojë 5:7.
Për juventusin shënuan: Orhan Ibishi (1), Xhelal Mjaku (1), Reshat Ali (1), Erkan Shabani (2) dhe Jakup Ramadani (2), pikërisht nga dy gola kishin shënuar dy talentet e ekipit, që dëshmuan se në këtë ekip do të ketë edhe për shumë vite futbollist që do ta mbajnë ekipin në mesin e më të mirëve në ligë.
Rezultatet: Hedis-Zhelezarec 6:2, Ciko-Rudnik Sasa 8:2, UEJL Tetovë – Velesi 4:7, Bixho – Juventus Serova 5:7 dhe në derbin e dy ekipeve shqiptarë Shkupi i mundi Ilirët nga Kumanova me rezultat 5:2. /Portalb.mk/