Shekerinska promovoi projektin “Garancë për të rinj”

­ Nënkryetarja e LSDM­së, Radmilla Shekerinska në Kisella Vodë të Shkupit ka promovuar projektin “Garancë për të rinj”, i cili, siç theksoi, është bazuar në përvoja dhe praktika shumë të mira evropiane, ndërkaq është adaptuar për kushte të Maqedonisë.

“Projekti ‘Garancë për të rinj’ do të thotë se shteti do të garantojë që të gjithë qytetarët e rinj në Maqedoni, menjëherë pas përfundimit të arsimimit, në afat prej katër muajve, secili i ri do të mundet, ose ta vazhdojë arsimimin ose të marrë ofertë për punë, ose të fitojë mundësi për praktikë, trajnim apo stërvitje me të cilën do t’i adaptohet nevojave të secilit vend të punës që është në disponim”, theksoi Shekerinska.

Ky projekt, siç theksoi, në shumë vende evropiane ka dhënë rezultate të mira dhe për këtë arsye konsiderojnë se duhet të jetë fokusi i politikave rinore në mënyrë që të rinjtë të mos largohen por të mbeten në atdhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button