Gylen/Erdogan, Poposki: Pjesërisht do t’i përgjigjemi kërkesave të Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Nikolla Poposki, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, deklaroi se pjesërisht do t’u përgjigjen kërkesave të Turqisë, në lidhje me institucionet që ekzistojnë në vendin tonë, që ndërlidhen me Fetullah Gylen.

Poposki, theksoi se në seancën e mbyllur të qeverisë, ishte marrë vendim për t’iu përgjigjur kërkesave të Turqisë, por vendimi do të vlejë vetëm për kërkesat që janë në përputhje me Ligjet e Maqedonisë dhe interesat shtetërore. Përndryshe, Qeveria turke pas puçit të dështuar ushtarak, nga disa vende të Ballkanit, ka kërkuar që të mbyllen disa shkolla private dhe organizata joqeveritare, për të cilat dyshohet se janë të lidhur me lëvizjen “Hizmet” të Fetullah Gyllenit, i cili konsiderohet si armiku më i madh i Turqisë.

“Lidhur me Turqinë, ka gjëra që mund t’i zbatojmë dhe t’i dalim në përkrahje, por ka edhe disa gjëra për të cilat nuk mund t’i dalim në përkrahje. Kufiri midis tyre janë interesat dhe ligjet e Maqedonisë.  Ajo që është e ligjshme dhe në interes të Maqedonisë do ta zbatojmë, por ajo që nuk është në përputhje me ligjet e Maqedonisë, nuk do ta zbatojmë”, u shpreh Nikolla Poposki, Ministër i Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button