Del Piero flet për ‘Derbin e Italisë’ dhe zbulon shumë gjëra rreth ndeshjes

Për shumë vite, Inter-Juventus ishte ndeshja ku ai tregonte më të mirë e tij.

Alessandro Del Piero, në karrierën e tij, e ka vendosur disa herë me gola spektakolarë ‘Derbin e Italisë’, por sivjet do ta shijojë si komentator dhe analist i rrjetit “Sky Sport”, një 90- minutësh nga i cili parashikon spektaklin më të bukur të 10 viteve të fundit.

Ai ka dhënë një intervistë mjaftë interesante ku e ka vlerësuar lartë skuadrën e Interit edhe pse Juventusin e sheh më lartë në aspektin cilësor, transmeton Telegrafi.

Alex, çfarë sfide do të jetë Inter-Juventus?

Ndeshja më e bukur që ka ofruar Seria A në 10 vitet e fundit. Juventusi vjen i nervozuar nga barazimi në Ligën e Kampionëve kundër Sevillas, ndërsa Interi nga fitorja me Pescaran në kampionat, e cila i ka motivuar jo pak. Në atë sfidë, zikaltrit treguan karakter, por Juventusi ka një siguri në Itali që është e frikshme.

Është e drejtë të konsiderojmë Juven favorite në këtë duel?

Po. Skuadra e Allegrit është më e fortë, por të thuash se ata janë favoritë dhe se e kanë fitoren të sigurt, është diçka krejt tjetër.

 icardi

Si mund Ineri t’i befasojë bardhezinjtë?

Me një prej sulmuesve më deçiziv të Serisë A, me Mauro Icardin, por edhe me një intensitet loje që nuk e kanë shfaqur asnjëherë deri më tani. Unë jam i bindur se Interi do të provojë ta sulmojë Juven shumë lart, pa frikë, siç është në profilin e lojës së De Boer.

Sa ju duken Banega dhe Joao Mario?

Pikësëpari dua të them se ato janë dy blerje të goditura. Banega është një lojtar që ka fizikun dhe shpejtësinë për të bërë organizatorin e avancuar, por edhe këmbët e një fantazisti. Ka eksperiencë dhe personalitet për të ndryshuar skuadrën. Joao Mario është një mesfushor i nivelit evropian, një që të ofron intensitet loje që asnjë tjetër nuk ua garantonte zikaltërve nga lojtarët që kishte në grup.

Cilit sulmues të së kaluarës i ngjason Icardi?

Goli me kokë që shënoi ndaj Pescaras më kujtoi Trezeguen.

Alves, Pjanic, Cuadrado e Benatia, çfarë blerjesh janë?

Po i përmbledh; ofrojnë cilësi, eksperiencë dhe pjekuri për të përballuar presionin e një sezoni të gjatë dhe të vështirë.

Po Pjaca ju pëlqen?

Ka një talent vërtet të madh. Ndoshta, blerja e tij mes shumë emrave të mëdhenj është nënvlerësuar, por unë mund të them se Juventusi ka në grup një ndër të rinjtë me potencialin më të madh në qarkullim. Tani i mbetet që ai ta tregojë në fushë këtë.

Nëse në prill do t’ju kishin thënë se Juventusi do të kishte shpenzuar 90 milionë për Higuainin, do ta kishit besuar?

Jo, e pranoj, por Higuain është një lojtar në moshën ideale, shumë i uritur, prandaj kjo e bën atë më të rrezikshëm dhe më efikas.

Është Dybala, Del Piero i ri i Juventusit?

Çdo lojtar është i ndryshëm nga tjetri, por besoj se mes meje dhe Dybalas ka shumë pika të përbashkëta. Kam shumë besim tek ai.

TURIN, ITALY - MAY 14:  Paulo Dybala of Juventus FC looks on during the Serie A match between Juventus FC and UC Sampdoria at Juventus Arena on May 14, 2016 in Turin, Italy.  (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Cili është Inter-Juventusi, që nuk do ta harroni kurrë?

Ai i vitit 2006, të cilin e vendosa unë në fund, me një goditje dënimi. Por edhe ai i vitit 2012, viti i titullit të parë në “Juventus Stadium”.

Me cilin prej interistëve keni pasur rivalitetin më të fortë?

Ka pasur disa, por unë kujtoj me shumë kënaqësi ndeshjet kundër Ronaldos, një kampion i jashtëzakonshëm dhe i papërsëritshëm.

derbii 22

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button