Rita Ora ndahet nga Calvin Harris

Rita Ora është ndarë nga DJ Calvin Harris pas nëntë muajsh lidhjeje.

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova ka konfirmuar këtë lajm duke mos e ndjekur më Calvin-in në Instagram, 2 javë pasi festuan bashkë Vitin e Ri.

Një burim tha për tabloidin ‘The Sun’: “Ka qenë e vështirë për të dy, por nuk mund të qëndronin më bashkë. Ai ka qenë i zënë me punën si DJ dhe ajo ka qenë e zënë me albumin e ri dhe xhirimet e ‘Fifty Shades of Grey’.”

Gjithashtu, po i njëjti burim shtoi se Calvin është më i rezervuar se Rita në lidhje me famën dhe se kjo gjë ka luajtur rol në ndarje./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button