Propozim-­buxheti për vitin 2017 dorëzohet në Qeveri

Propozim ­ buxheti për vitin 2017 është dorëzuar deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe pritet që gjatë ditës së sotme ose nesër Qeveria të mbajë seancë në të cilën do të debatojë me qëllim që përfundimisht ta miratojë dhe më pas ta dërgojë në procedurë kuvendore, shkruan MIA.

Këtë e theksoi zëdhënësi Qeverisë, Aleksandar Gjeorgjiev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp.

Ai theksoi se si edhe deri më tani akti i miratimit të Propozim ­ buxhetit do të jetë transparent, ndërsa ministri i Financave, Kirill Minovski do t’i elaborojë prioritetet dhe konstruksionin të cilin e propozon për vitin e ardhshëm.

Theksoi se do të pasojë edhe konferencë shtypi nga ministri i Financave pas miratimit të Projektbuxhetit nga Qeveria.

I pyetur se cili është qëndrimi i Qeverisë për propozimin e LSDM­së për vendosjen e dygjuhësisë në mbarë territorin e Maqedonisë, Gjorgjiev tha se Qeveria nuk ka debatuar për nismën më të re të LSDM­së.

“Por, duke e pasur parasysh pozitën e partisë politike VMRO­DPMNE e cila është parti kryesore, bartëse në koalicionin qeveritar, ky propozim që e ceki LSDM­ja për dygjuhësinë nuk do të kalonte në seancën qeveritare në një përbërje të tillë”, tha Gjorgjiev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button