Naumov: Shkalla e rritjes ekonomike, e pakënaqshme

Shkallët e rritjes ekonomike në Maqedoni nuk janë në nivel të kënaqshëm, vlerësoi zëvendësministri plotësues i Financave, Kire Naumov në debatin e mbrëmshëm në TV Nova, ku së bashku me ministrin e Financave, Kiril Minovski u debatua për gjendjet në ekonominë e Maqedonisë, transmeton MIA.

“Përveç në vitin 2007 dhe 2008, të gjitha shkallët e deritanishme të rritjes janë në nivel të pakënaqshëm, shkalla mesatare e rritjes është 3 për qind. Në kohën e LSDM­së shkalla ishte 3,7. Pohoj se cila do rritje nën 5 apo 6 për qind për Maqedoninë është mossuskes”, tha Naumov. Ai u angazhua edhe për mbështetje më të madhe të kompanive të atjeshme, me qëllim që të mbeten më konkurrente në treg në raport me kompanitë e huaja.

“Nëse edhe ndërmarrjet e Maqedonisë marrin lirim nga pagesa e tatimit, nga pagesa e kontributeve, nëse u ndihmohet rreth kryerjes së infrastrukturës dhe ngjashëm, atëherë ata do të mund të bëjnë produkt kompetitiv që do të mund t’ua shesin investuesve të huaj. Në të kundërtën, të gjitha të dhënat që i kanë ndërmarrjet nga Maqedonia i parandalojnë të jenë konkurruese në treg në raprot me ndërmarrjet e huaja të cilat kanë volitshmëri të llojllojshme dhe të cilat mund t’i marrin ato prodhime më lirë nga jashtë. Rezultati i fundit i gjendjes së tillë do të jetë ajo që kompanive vendore do t’u mbetet vetëm mundësia të kryejnë shërbime më themelore për të huajt, si keteringu apo transporti”, tha Naumov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button