Humb syrin një protestues në Francë si pasojë e dhunës së policisë
![](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/09/20160917_2_19125481_14243756_Web.jpg?fit=1200%2C801&ssl=1)
– Ndërhyrja e dhunshme e policisë ndaj protestuesve të cilët kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar ligjin e ri të punës, është bërë shkak për humbjen e njërit sy të një protestuesi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në mediat franceze thuhet se 46 vjeçari Laurent Theron i cili doli për të protestuar në Paris të Francës ka humbur shikimin në njërin sy pasi një gëzhojë e kapsulës së gazit lotsjellës e ka qëlluar atë.
Theron i cili është dërguar në spital ka marrë lajmin e hidhur se syrin e plagosur nuk do të mund ta përdorë më.