Ivanov­ e Nikoliq biseduan për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta

Institucionet e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, ndërsa së shpejti presim lidhje të Marrëveshjes bilaterale për mbrojtje të përmendoreve historike kulturore në të dy shtetet, tha dje presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, shkruan MIA.

Në takimin e djeshëm tet­a­tet, e pastaj edhe në fjalimet e tyre publike presidentët e Maqedonisë dhe Serbisë, Ivanov dhe Tomisllav Nikoliq konfirmuan se qëllimi i tyre strategjik i përbashkët janë eurointegrimet dhe përkrahja e ndërsjellë.

Sipas Ivanovit, shtetet e Ballkanit duhet të përparojnë pa bllokimin e qëllimeve, ndërsa ajo është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Ne si presidentë nuk mundemi ta ndryshojmë historinë, por mundemi ta ndryshojmë të tashmen dhe të ardhmen, ndërsa e ardhmja jonë e përbashkët është realizimi i qëllimeve tona strategjike të cilat janë identike për të dy vendet dhe për atë ngadalësimin e procesit të eurointegrimeve të rajonit tonë e konsiderojmë si diçka që ndikon në atë fuqi dhe energji që i transformon shoqëritë tona. Ne jemi të bllokuar në atë proces, ndërsa Serbia përparon. Ne na është shkurtuar ajo energji sepse jemi të bllokuar dhe ende nuk kemi marrë datë që t’i fillojmë negociatat për eurointegrimet, por të gjithë ne që jetojmë në Ballkan duhet ta shohim fotografinë e madhe dhe të ndihmojmë që tërë Ballkani të përparojë, sepse është me interes të përbashkët”, theksoi Ivanov.

Në takimin e përbashkët në Manastir, njerëzit e parë të të dy shteteve publikisht u falënderuan për ndihmën dhe intervenimet e shpejta deri te popullata e pësuar në Shkup, respektivisht Obrenovac, që ishte goditur nga përmbytjet.

Presidenti i Serbisë paralajmëroi zgjidhje të përbashkët të problemeve të caktuara, siç është problemi me emigrantët.

“Për fat të keq kush është në BE fiton përkrahje më të madhe, ndërsa kush nuk është ka ndihmë më të vogël. E papranueshme është që Evropa t’i mbyllë kufijtë e saj, e ne të mbetemi të hapur, madje e papranueshme është Evropa në gjysmë Evropë t’i mbrojë kufijtë e saj, dhe ajo atë duhet ta bëjë në fillimin e saj”, theksoi Nikoliq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button