Angelina Jolie dhe Brad Pitt serish prindër?

Sipas revistës Grazia angleze dhe një burimi misterioz shume pranë çiftit, Angelina dhe Brad po mendojnë seriozisht për një tjetër pjesëtar ne familjen e tyre.

“ Ata kane reflektuar mjaft gjate periudhës se festave te fundvitit për ta zmadhuar familjen e tyre.

Për këtë kane qene shume te hapur me fëmijët dhe këta te fundit janë te gëzuar për ‘projektin’ e ri.”- ka thënë burimi. “Ata kane dashur gjithmonë t’i japin një motër apo vëlla te vogël Zahara-s ne mënyrë qe ajo te ndaje me te trashëgiminë afrikane. Idealja për ta do ishte një vajze e vogël ndërmjet moshës 2 dhe tre vjeç.”

Zahara, tashme 9 vjeç, është adoptuar nga dy yjet e Hollywood-it ne Etiopi me 6 korrik te vitit 2005.

Çifti mendon te shkoje se shpejti ne vendlindjen e vajzës se tyre “për te kryer procedurat ne klinike dhe njëkohësisht për te vizituar fëmijët jetime”.

Bragelina-t dëshirojnë qe gjithçka te jete gati deri ne prill.

Lajme të ngjashme

Back to top button