MBPEU përgënjeshtron Nikollovskin

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në kumtesën e sotme e përgënjeshtron deklaratën e zëvendësministrit plotësues të Bujqësisë Lupço Nikollovski se “të gjithë fermerët deri në një duhet të zhdëmtohen”.

“Për shkak objektivitetit MBPEU e informon opinionin se nga sëmundja e kafshëve lëkura gungore kanë ngordhur rreth 3.500 kafshë ose 1,6 % nga numri i i përgjithshëm i kafshëve në Republikën e Maqedonisë”, theksohet në kumtesë.

Vlera në përqindje për zhdëmtim të fermerëve, siç theksojnë nga Ministria, është rreth 150 milionë denarë të cilat janë siguruar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari dhe deri në fund të vitit fermerët do të zhdëmtohen. Nga MBPEU përkujton se ministri Mihail Cvetkov dhe drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Zoran Popovski javën e kaluar morën pjesë në konferencën ministrore për sëmundjen lëkura gungore në Republikën e Bullgarisë, në të cilën janë sjellë konkluzione të cilat praktikisht Republika e Maqedonisë veçmë i ka zbatuar, gjegjësisht vaksinim të tërësishëm të kafshëve dhe rivaksinim vjetor deri në shkatërrimin e sëmundjes.

“Nga eurokomisionari i shëndetësisë dhe sigurisë së ushqimit morëm bindjen se do të mbështetmi financiarisht për masat e ndërmarra deri tani, si dhe për masat e ardhshme për çrrënjosjen e kësaj sëmundje”, theksojnë nga MBPEU dhe e informojnë opinionin e Maqedonisë se nuk ka asnjë rrezik nga konsumimi i mishit, qumështit dhe përpunimet e tyre të fituara nga kafshët e vaksinuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button