Strugë, Kongresi i dytë i fizioterapistëve të Maqedonisë

Nën moton “Vazhdo të lëvizësh, lëvizja është jetë”, sot dhe nesër në Strugë do të mbahet “Kongresi i dytë i Fizioterapistëve të Maqedonisë në organizim të Shoqatës së fizioterapistëve të Republikës së Maqedonisë (SHFRM), njofton MIA.

Në kongres do të marrin pjesë fizioterapistë të njohur botërorë dhe punonjës shëndetësorë të afërt me fizioterapinë, ndërsa i ftuar special do të jetë i njohuri dr. Kenzo Kase inovator i kineziotejpingut. Ai do të mbajë punëtori në kuadër të kongresit me temë “Kineziotejping nga sporti deri te mjekësia”.

Programi në kongres është përbërë prej 43 prezentimeve, tetë punëtori dhe 12 poster prezentime, ndërsa do të mbahet edhe tryezë e rrumbullakët dhe promovimi i librit.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e 150 fizioterapistëve nga Maqedonia, Bullgarfia, Turqia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Bosnjë e Hercegovina si dhe nga Italia, Zvicra, Gjermania, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button