BE­ shpalli konkurs për profesionistë të rinj nga Ballkani Perëndimor

Komisioni evropian dhe Këshilli britanik sot publikuan konkurs të hapur për pjesëmarrje në Programin e Bashkimit Evropian për profesionistë të rinj nga Ballkani Perëndimor. Bëhet fjalë për pilot­projekt i cili përbëhet nga menaxhmenti rajonal për stërvitje për nëpunës të rinj shtetëror nga Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia), i cili udhëhiqet nga Komisioni evropian dhe realizohet nga Këshilli britanik.

Paraqitja është hapur prej sot deri më 25 shtator të këtij viti. Kandidatëve të zgjedhur do t’u jepet mundësia të marrin pjesë në trajnimin tre-javor (15 ditë pune) në Sajnsis Po në Paris (Francë) të titulluar “Çertifikatë ekzekutive për menaxhment dhe politikë publike”, që të përforcohen kapacitetet e tyre profesionale dhe të përgatitet gjenerata e ardhshme e nëpunësve shtetëror dhe sjellës të vendimeve përgjegjës për procesin e inkuadrimit ndrejt BE­së në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, kandidatët e zgjedhur do të marrin pjesë edhe në Programin dyditor për këmbim rajonal, si pjesë e dytë e projektit, për ndërlidhje në nivel të nëpunësve shtetëror për shkak të promovimit të bashkëpunimit rajonal në procesin e inkuadrimit drejt BE-­së.

Siç ceket në kumtesën nga Këshilli britanik në Shkup, në këtë program, i cili realizohet vetëm në gjuhën angleze, do të zgjedhen 30 pjesëmarrës për të dy pjesët e programit (trajnim dhe këmbim), me nga pesë pjesëmarrës nga secili shtet i rajonit.

Konkursi është i hapur për nëpunës shtetëror në nivel mesatar, siç është cekur hollësisht në Rregulloren e konkursit të publikuar në ueb faqen e projektit, ku janë të gjitha informatat e nevojshme dhe ku mund të bëhet paraqitja.
Më shumë për kriteret për përshtatshmëri, hollësitë për programin dhe mënyrat e paraqitjes mund të lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button