Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 7 deri 16 gradë, ndërsa e ditës prej 26 deri 32 gradë.

Të shtunën pasdite dhe të dielën do të jetë mot jostabil me zhvillim lokal të vranësirave konvektive të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Më shumë kushte për destabilitet do të ketë në pjesët perëndimore dhe juglindore të vendit.

Ndryshim më të dukshëm të motit do të ketë të hënën kur do të sundojë mot me vranësira dhe i freskët me reshje të shiut, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme. Temperatura dukshëm do të shënojë rënie, ndërsa vende-vende do të jetë edhe për rreth dhjetë gradë më e ulët në krahasim me ditët paraprake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button