Avionët izraelitë bombarduan Rripin e Gazës

Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në disa lokacione në Rripin e Gazës të bllokuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Dëshmitarët okularë raportojnë se avionët izraelitë kanë bombarduar pozicione të degës ushtarake të Hamas-it, Ezzedin al-Qassam, në Beit Lahiji dhe në Al Yermuk në lindje të Gazës.

Burimet lokale raportojnë se disa bomba kanë rënë edhe në pronat bujqësore dhe se gjatë sulmeve është shkaktuar dëm i madh material në disa objekte.

Radio shtetërore izraelite mbrëmë bëri të ditur se një raketa e lëshuar nga Gaza ka rënë në zonë të pabanuar në jug të qytetit izraelit Eshkol.

Nën pretekstin e luftës kundër kërcënimit mbi sigurinë nga Hamasi në rajon, Izraeli para dy viteve kreu sulme të mëdha në Gazë.

Gjatë sulmeve pesëdhjetë e një ditore që Izraeli i filloi më 7 korrik të vitit 2014, janë vrarë më shumë se 2.000, ndërsa janë lënduar më shumë se 12.000 palestinezë.

Sulmet u ndaluan me marrëveshje për armëpushim që u arrit në negociatat në Kajro më 26 gusht të atij viti.
Megjithatë, kriza në këtë rajon edhe më tej është në skenë, ndërsa procesi i negociatave të paqëses edhe më tej është i bllokuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button