UNHCR-ja vë theksin në arsimimin e fëmijëve që ikin nga lufta

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, (UNHCR) ka njoftuar se mbi 60% e fëmijëve me të cilët punon kjo organizatë nuk kanë qasje në shkollim për çka ka bërë thirrje që bota të bëjë më shumë në drejtim të mundësimit të së drejtës për shkollim, raporton Anadolu Agency (AA).

UNHCR-ja ka publikuar të enjten vlerësimin me titull “Arsimi për refugjatët në krizë”. Në 48 faqet e raportit thuhet se 3.7 milionë fëmijë të moshës shkollore që janë nën mandatin e UNHCR-së nuk kanë qasje në arsimin shkollor.

Kjo kumtesë vjen në kohën kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara po bën përgatitjet e fundit për të qenë nikoqir i samitit për refugjatët dhe emigrantët i cili do të mbahet javën e ardhëshme në New York.

Komesari i Lartë i OKB-së për refugjatë, Filippo Grandi theksoi se arsimi rrit perspektivën e fëmijëve për jetë dhe punë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button