Nesër UT-ja fillon vitin e ri akademik!

Në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, Universiteti i Tetovës njofton stafin dhe studentët se nesër fillon viti i ri akademik.

Në Universitetin të Tetovës, të enjten (15.09.2016), fillon Viti i ri akademik 2016/2017.

Pritja solemne e studentëve të rinj do të bëhet në Amfiteatrin e Rektoratit, me fillim në ora 11.00, ku do të jetë i pranishëm edhe rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Në Fakultetin e Administrim Biznesit në Kumanovë, pritja solemne e studentëve, poashtu do të zhvillohet me fillim në ora 11.00. Do të marrin pjesë Prorektori për Financa, Prof. Dr. Alifeta Selimi dhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Arbër Çeliku.

Nga ana e fakulteteve tjera, pritja solemne e studentëve, do të bëhet me fillim në ora 12.00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button